Vjosa Osmani - LDK

Vjosa Osmani: Tarifa 100 për qind duhet të zëvendësohet me reciprocitet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka sqaruar përmes një postimi në Facebook qëndrimin e saj rreth çështjes së taksës dhe reciprocitetit.

Kryekuvendarja ka thënë se ajo nuk ka asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet.

Ky qëndrim, sipas Vjosa Osmanit, është i përbashkët i koalicionit qeverisës.

Ky është postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Një sqarim rreth temës së reciprocitetit, edhe pse tash e sa muaj, përfshirë sot, kam qenë më se e qartë: Nuk kam asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë. Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes. Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera.