Foto: ZPRK

Vjosa Osmani takon kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit  në Japoni ka zhvilluar takim me kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Osmani ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen e Japonisë ndaj Kosovës  duke shtuar se pret thellim të bashkëpunimit në mes dy vendeve,

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, gjithashtu e ka falënderuar kryeministrin Suga për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit, teksa ka shfaqur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të përbashkët, sidomos për investime japoneze në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Presidentja Osmani gjatë takimit ka kërkuar mbështetjen e Japonisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, posaçërisht në procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkohë presidentja e Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit të Japonisë ta vizitojë Kosovën.