Vjosa Osmani takohet sot me Abazoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Sipas një komunikate për media, takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në Presidencë.

Abazoviq po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe gjatë ditës ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore mes dy vendeve.

Nënshkrimin i saj u bë në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se Mali i Zi dhe Kosova janë shembull në rajon si duhet te bashkëpunohet.

Abazoviq tha se janë në përpjekje që të krijojnë lehtësira për qytetarët e të dyjave vendeve.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi gjithashtu është takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca si dhe me liderë të partive politike në vend, Memli Krasniqi nga PDK dhe Lumir Abxhikun e LDK-së.