Foto: Facebook/LDK

Vjosa Osmani: Subvencionet për prodhuesit vendorë do të rriten për 100 milionë euro

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka premtuar rritje të subvencioneve për 100 milionë euro.

Këtë premtim ajo e bëri pas vizitës në fermën dhe qumështoren “EuroLona”, në Fushë-Kosovë.

“Subvencionet do të rriten për 100 milion Euro dhe dhënia e tyre do të koordinohet me komuna. Do të hiqet akciza e naftës për bujqësi dhe do të bëhen sigurimet bujqësore”, citohet të ketë thënë Vjosa Osmani.

Duke konstatuar se qytetarët e Kosovës konsumojnë produkte të importit për të cilat askush nuk garanton për cilësi dhe as siguri, ajo është shprehur e bindur se prodhimet vendore janë shumë cilësore, prandaj ka premtuar programe të veçanta që do të garantojnë cilësinë dhe sigurinë në ushqim, “gjë që do të ndikojë drejtëpërdrejt edhe në eliminimin e konkurrencës jo të drejtë”.