
Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për tragjedinë në Seul të Koresë së Jugut
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Seul të Koresë së Jugut.
Rreth 146 persona kanë vdekur në një grumbullim për festën e Halloween-it të shtunën në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seulin.
Ndërsa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat, e ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.
“E pikëlluar nga tragjedia që ka ndodhur në Seul. Mendimet tona janë me më të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve” – ka shkruar Osmani në rrjetin social Tëitter.
Tragjedia në Seul ndodhi kur njerëzit u mblodhën në një zonë të njohur të jetës së natës, për të festuar Halloween-in.
Përgjakja e Halloween-it, shkon në 146 numri i personave të vdekur në Kore të Jugut