Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosoves

Vjosa Osmani: Serbia ka dërguar donacione në shëndetësi që nga viti 2016

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, tha se si kryetare e Kuvendit është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, për vlerën e donacioneve që kjo ministri i ka marrë nga Serbia nga viti 2016.

“Që nga viti 2016 MSh ka pranuar si donacion nga shteti i Serbisë dhjetëra miliona euro vlerë në formë të barnave pajisje mjekësore dhe materialit medicinal. Do të ishte mire si deputetë të Kuvendit të pyesim pse janë mbajt fshehtë këto donacione që nga viti 2016 nga ana e Serbisë”, tha Osmani.