Vjosa Osmani: Secili shpenzim për dreka dhe darka do të bëhet publik

Nënkryetarja dhe kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani në emisionin Jeta në Kosovë ka deklaruar se çdo shpenzim i qeverisë së ardhshme do të bëhet publik.

Sipas saj, nuk asnjë arsye që të fshihen shpenzimet.

“Secili cent i taksapaguesve tanë duhet të raportet dhe të jenë transparente. Nuk ka asnjë arsye që të mos jetë e tillë. Nuk ka arsye me u fsheh nga qytetari shpenzimet”, tha Vjosa Osmani në intervistën dhënë për Jeta në Kosovë.

Madje Osmani thotë se ministrat e LDK-së do të ishte mirë që t’i publikojnë faturat vet, pa pasur nevoje që gazetarët t’i kërkojnë ato.

“Më e mira do të ishte që ministrat tanë t’i publikojnë vet çdo muaj dhe të mos i presin kërkesat e juaja”, tha Osmani.

Me certifikimin e zgjedhjeve të 6 tetorit u bë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 29 ulëse në Kuvend, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 28. Këto dy parti po vazhdojnë bisedimet për koalicion parazgjedhor.