Vjosa Osmani reagon pas kërcënimit ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur cenim drastik të punës dhe lirisë së mediave, kërcënimin ndaj gazetarit Fidan Jupolli.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar organet e rendit që t’i identifikojnë kërcënuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

“Kërcënimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme pavarësisht prej nga vijnë ato. Kërcënimi ndaj gazetarit Fidan Jupolli është cenim drastik i punës dhe lirisë së mediave. Ne duhet të krijojmë ambient ku gazetarët ndihen të lirë të kryejnë punën e tyre pa presion, si parakusht themelor për demokracinë në vend. Mediat janë pararojë e shoqërisë së lirë, andaj ftoj organet e rendit që t’i identifikojnë kërcënuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka thënë nënkryetarja e LDK-së.