Foto: Vjosa Osmani / Facebook

Vjosa Osmani pritet në takim nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur nga homologu i saj austriak, Alexander Van der Bellen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se sot është pritur në pallatin Hofburg në Vjenë, sipas saj, për të vazhduar diskutimet për partneritetin strategjik mes dy shteteve.

“Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën. Presidentin Van der Bellen e urova për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit dhe shpreha vendosmërinë tonë të punojmë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë” – ka shkruar Osmani në Facebook.