Foto: Facebook/ Imri Ahmeti

Vjosa Osmani pritet me surle e tupanë në Lipjan

Të nominuarës për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmanit, i është organizuar një pritje e veçantë në Lipjan.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre është pritur me valle e nën tingujt e surleve dhe tupanëve.

Në fotografitë e publikuara nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, shihet pritja e veçantë që i është bërë Vjosa Osmanit në sheshin kryesor të qytetit të Lipjanit.

Vizita e saj në Lipjan ka ndodhur pak orë pas zyrtarizimit të kandidaturës së saj për kryeministre nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.