Vjosa Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot takim lamtumirës  me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas komunikatës për media, u. d. e presidentes ka falënderuar ambasadorin Braathu dhe ka theksuar rolin e OSBE-së në Kosovë.

“Misioni i OSBE-së është shumë i rëndësishëm për procesin e demokratizimit. Cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend”, ka thënë ajo.

Ndërsa ambasadori Braathu ka falënderuar u. d. Presidenten Osmani për pritjen dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së OSBE-së për institucionet e Kosovës.