Vjosa Osmani pranon zyrtarisht detyrën

Presidentja e re e vendit, Vjosa Osmani sot në një ceremoni solemne ka pranuar detyrën nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca.

Në ceremoninë në të cilën ishin në pranishëm kryeministri i vendit Albin Kurti, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe figura të tjera politike në vend.

Të dielën me 71 vota në rundin e tretë të votimit,  deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur presidentin gjashtë me radhë që nga paslufta.

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës