Vjosa Osmani: Po përballemi me dy pandemi - coronavirusin dhe politikanët e papërgjegjshëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratave që i bëri për të bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu.

Përmes një postimi në Facebook, Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

“Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Pak orë më parë, Agim Veliu reagoi ndaj deklaratave që Vjosa Osmani i bëri në një intervistë televizive një natë më parë.

Veliu e quajti Vjosa Osmanin “përkthyese të Thaçit”.