Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosovës

Vjosa Osmani përkrah vetingun në drejtësi

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Republikën e Kosovës, Karin Hernmarck Ahliny.

Osmani ka falënderuar ambasadoren Hernmarck Ahliny për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit suedez për Kosovën, duke veçuar angazhimin e Suedisë në ofrimin e ndihmës përgjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa sipas komunikatës, temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i vetingut në sistemin gjyqësor.

Kryetarja e kuvendit Osmani, potencoi se sundimi i ligjit është parakushti thelbësor për funksionimin e mirëfilltë të shtetit dhe se do ta përkrahë çdo nismë lidhur me vetingun në drejtësi.