Vjosa Osmani: Partitë e pushtetit po e bojkotojnë seancën

Pas dështimit të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomik në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se Kuvendi po bojkotohet nga partitë e pozitës.

“Jemi në proces votimi ju lutem, nuk mund të zhvillojmë votimin në këtë mënyrë. Diçka është tu ndodh këtu që partitë e pushtetit po e bojkotojnë seancën”, tha ajo.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të votohet në Kuvendin e Kosovës, pasi vetëm 60 deputet kanë votuar pro këtij projektligji.