Vjosa Osmani nuk shkoi në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, Mustafa thotë se i kanë dërguar ftesë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar së të gjithë anëtarët e kryesisë së partisë kanë qenë të ftuar në mbledhjen e sotme, në të cilën u dakorduan që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër.

Mustafa tha se në këtë mbledhje kanë munguar 2-3 persona përfshirë nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Ftesë kanë pasur të gjithë, edhe Vjosa Osmani. S’kemi pasur kohë ti pyesim pse s’kanë ardhë. Por ajo është anëtare e kryesisë është nënkryetare e LDK-së prandaj sigurisht ka pasur ndonjë arsye pse nuk ka ardhë”, tha kreu i LDK-së.

Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër

.