Vjosa Osmani nuk e di nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani në intervistën e dhënë për Jeta në Kosovë, nuk ka pranuar që të flasë për rolin e saj në qeverinë e re.

E pyetur se a do të jetë pjesë e qeverisë së re, Osmani thotë se këtë vendim do ta merrë në momentin që bëhet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë do ta marrë vendimin tim në momentin që lidhet koalicioni mes LDK-së e LVV-së. Në momentin që lidhet koalicioni, unë të shoh se si mund ta ndihmoj koalicionin”, tha Osmani në emisionin Jeta në Kosovë.

“Unë dua ta shoh se si mund të ndihmoj në mënyrë më efektive që të realizohet ky program qeverisës që jemi dakorduar”, tha ajo por nuk ka pranuar të flasë në detaje.