Vjosa Osmani nesër pret në takim Mirosllav Lajçakun

Të martën në mëngjes, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Presidenca ka njoftuar se takimi do të nisë në ora 8:00 në kabinetin e presidentes.

Sipas njoftimit, pas takimit Vjosa Osmani bashkë me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të kenë konferencë për media në hollin e Kuvendit.

Takimin e fundit me emisarin e BE-së Vjosa Osmani e kishte në kohën sa ka qenë kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Pas Kosovës, Lajçak do ta vzitojë edhe Serbinë.