Vjosa Osmani në vizitë dyditore në Bruksel

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Bruksel.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do të ketë disa takime me zyrtarë të ndryshëm të Brukselit, duke përfshirë edhe të dërguarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të martën, u.d. presidentja Osmani do të ketë një takim me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, presidentja Osmani do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, komisionar për Zgjerim dhe Fqinjësi.

“Gjatë qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja e Kosovës, do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Ëieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës të martën Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose”, thuhet në njoftim.