Vjosa Osmani në OKB: Serbia ende flenë në varreza masive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara ka ftuar shtetin serb që të hap varrezat masive ku dyshohet për të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Republika e Kosovës nuk shkon askund. Jo vetëm ne por edhe populli juaj ka vuajtur nga ju. Serbia ende flenë në varreza masive. E ftoj Serbinë që të hap këto varreza, ne dëshirojmë që nënat tona të kenë një vend ku t’i lëjnë lulet”, tha ajo.

Presidentja, Osmani Sadriu ka përmendur edhe 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Ajo ka kërkuar nga Serbia që të ndaloj mohimin e krimeve të luftës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq e ka quajtur gënjeshtër numrin prej 20 mijë viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.

Ndërsa, ish Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentarin, Kadri Veseli i ka quajtur, ‘kasap të ballkanit’,

“Duhet të qëndroni në këmbë kur përmendeni emrin e presidentit, Aleksandër Vuçiq sepse është edhe presidenti i juaj dhe sa i përkët kasapit të ballkanit ata janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që kanë vrarë civil. Duhet të ndaloni të gënjeni për 20 mijë raste të dhunuara. Gjithashtu brenda 9 muajve të fundit janë sulmuar dhe plaqkitur 15 kisha ortodokse në Kosovë”, tha ai.