Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vjosa Osmani në Kuvend: Kjo mund të jetë seanca e fundit

Kuvendi i Kosovës sot e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Në fund të seancës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kjo mund të jetë seanca e fundit e kësaj legjislature.

“Meqenëse kjo mund të jetë seanca jonë e fundit, më lejoni që të ju dëshiroj që të gjithëve në radhë të parë shëndet sepse kjo është më e rëndësishmja dhe po ashtu shpresoj që të kemi para nesh një proces zgjedhor ku respektohet vota e qytetarëve të cilët i përfaqësojmë”, tha ajo.

Pas përfundimit të seancës, deputetët e grupeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së ndarasi realizuan fotografi grupore në sallën plenare.

Në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Ndërkaq, pas takimeve me partitë politike, u.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se do të shpallë zgjedhjet pasi që të publikohet aktvendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.