Vjosa Osmani - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Vjosa Osmani: Marrëveshja për energjinë e një rëndësie vendimtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po e cilëson të një rëndësie vendimtare marrëveshjen për udhërrëfyesin e energjisë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo përmes rrjetit social Twitter u shpreh se Kosova është treguar konstruktive dhe e angazhuar në proces.

“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara!”, ka shkruar Osmani.

 

Arrihet marrëveshja për zbatim të marrëveshjes për energjinë