Vjosa Osmani: Kush nuk i respekton masat, nuk lejohet në seancë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së coronavirusit.

Në hapje të senacës, Osmani tha se kushdo që nuk i respekton masat për distancë fizike dhe mbajtje të maskave nuk do të lejohet të marr pjesë në seancë.

“Gjatë seancës janë të obliguar të gjithë deputetët, e gjithë administrata dhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar që në mënyrë strikte të resektohet distance fizike prej 2 metrash dhe përdorimi i masakve nga secili. Kushdo i shkel këto rregulla nuk do të lejohet më të vazhdojë qëndrimin në seancë”, tha Osmani.

Ajo mes tjerash, kërkoi nga deputetët të cilët kanë simptoma të mos qëndrojnë në sallë, por të shkojnë në shtëpi.

Kryeparlamentarja mes tjerash kërkoi nga grupet parlamentare që   të tregojnë vullnetin e tyre përmes një amandamenti që Kuvendi të mbajë seanca në distancë dhe votim elektronik.

Sot vazhdojnë punimet e dy seancave dhe mbahet seancë e re e Kuvendit