Vjosa Osmani komenton dorështrëngimin me Hashim Thaçin (Video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka komentuar dorështrëngimin me presidentin Hashim Thaçi, mbrëmë në pritjen e organizuar për nder të 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Ta keni parasysh se ajo ka qenë agjendë shtetërore, e koordinuar në tërësi nga protokolli i shtetit. Asnjë nga ato organizime dje nuk kanë qenë private sepse të thuhet që një pritje shtetërore nën patronatin e presidentit, është diçka e tij kjo do të ishte njëjtë sikur te thoni që seanca solemne e Kuvendit ka qenë vetëm diçka e imja dhe t’i thoni deputetëve të opozitës pse shkuat ju në seancën e Vjosa Osmani”, tha ajo.

Sipas Osmanit, ende qëndrojnë dallimet në qëndrime me presidentin.

“Dallimet tona me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara siç ka qenë çështja e ndryshimit të kufijve. Ato dallime siç e dini akoma qëndrojnë”, tha ajo.

Kryeparlamentarja mes tjerash ka shtuar se kërkesat për unifikim të qëndrimeve në politikën e jashtme është obligim kushtetues dhe politik.

“Në këtë fazë që Kosova ka sfida në politikë të jashtme, unifikimi dhe të flasim të gjithë me një zë, ne këtë temë është kruciale për suksesin e Kosovës. Unë nuk mendoj që temë duhet të bëhet kush e ka bërë ftesën. Unifikimi nënkupton shumë përtej tre liderëve shtetëror. Më e vogla si çështje është se në cilën zyre mbahet takimi lidhur me unifikimin e qëndrimit për politikën e jashtme”, tha Osmani.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 18 février 2020

Albin Kurti e Vjosa Osmani në pritjen e Hashim Thaçit për pavarësinë