Vjosa Osmani kërkon trasparencë, legjitimitet e unitet për çështjen e dialogut me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot  takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë, Aarne Sannes Bjornstad.

Ndër temat e diskutuara ka qenë edhe ajo e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentarja, Osmani ka kërkuar që të ketë transparencë të plotë gjatë procesit. Ajo gjithashtu ka thënë se me shtetin serb nuk duhet të hapen temat tashmë të mbyllura.

“Kryetarja Osmani potencoi si të domosdoshme nevojën për transparence të plotë përgjatë tërë këtij procesi e sidomos respektimin e zotimeve të dhëna para Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës. Sipas Kryetares Osmani, nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut, mirëpo, është gabim serioz që po hapen çështje tashmë të mbyllura ndër vite si dhe po diskutohen çështje të rregullimit të brendshëm që tashmë janë shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në vend. Në këtë drejtim, Osmani theksoi që: ‘Legjitimiteti, përgatitja, përvoja dhe arritja e unitetit politik janë formula e vetme për sukses në dialog”,  thuhet në njoftimi.

Gjatë takimit u tha se  votimi i Ligjit për Pandeminë, i propozuar nga Osmani ka dhënë efektet e menjëhershme në uljen e rasteve me COVID-19.

“Ata diskutuan për efektet e menjëhershme pozitive pas hyrjes ne fuqi të Ligjit për parandalimin luftimin e pandemisë COVID-19, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësim të situatës dhe rrjedhimisht duke zvogëluar numrin e rasteve të infektuara”, vazhdon tutje njoftimi.