Vjosa Osmani kërkon të votohet Ligji Anti-COVID

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se nuk është e drejtë që të akuzohet se ajo për arsye politike ka inicuar Ligjin Anti-COVID.

Osmani ka shtuar se ka kërkuar  që kjo  nismë të jetë e partive politike, por pasi që ato nuk kanë pranuar, ajo është detyruar që të bëjë një gjë të tillë.

“ Nuk është etike të më akuzoni se për arsye politike e kam inicuar këtë ligj, ka një muaj që bëjë përpjekje ë ky ligj të vie nga dikush tjetër. Vetëm pasi janë shterr të gjitha mundësit jam detyruar që ë inicioj këtë nismë. Kam thënë   nëse ju pengon nënshkrimi im, bëjëni ju një nismëë të përbashkët.Nuk është bërë kjo për çështje politike, por për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.. Gjykata Kushtetuese e ka specifikuar se për të bërë kufizime të lehta të levizjës, duhet një Ligj e jo shpallje e Gjendjës së jashtëzakonshme. Po e them se une nuk marrë asnjë meritë për këtë ligj por ju që do ta ngrisni dorën, hajde ta miratojmë më se u bo histori kjo punë”, ka thënë ajo,

Ky reagim i Kryeparlamentarës Osmani vie pasi deputeti i PDK-së, Shkumbin Demalijaj, e ka quajtur nismë politike Ligjin Anti-COVID, të propozuar nga ajo.