Vjosa Osmani kërkon nga ambasadori britanik vazhdim të mbështetjes në rekrutim në institucione, ndërmarrje e agjenci publike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Kuvendi i Kosovës njofton se në këtë takim u diskutua edhe për çështjet e aktualitetit politik, me theks të veçantë me çështjet që ndërlidhen më dialogun dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.

“Kryetarja Osmani ka riaktualizuar kërkesën dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ambasadës britanike”, thuhet në komunikatë.

Osmani dhe Abbott, thuhet se u dakorduan për rritjen e transparencës dhe meritokracisë në procesin e rekrutimit të anëtarëve të rinj, në agjencitë dhe ndërmarrjet që janë në kuadër të Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të tjera në nivel të vendit.​