Vjosa Osmani kërkoi maska falas për qytetarët, deputetët ia refuzuan propozimin
Në seancën e Kuvendit për rishikim të buxhetit nuk u miratua amandamenti i propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, për pajisjen e qytetarëve me maska.
Osmani tha se deri tash në seancë të gjitha propozimet ishin për asfalt e asnjë nuk ishtë për menaxhimin e gjendjes pandemike në të cilën gjendemi.
“Se kur e obligon qytetarin ta ngjet maskën, duhet edhe t’ia sigurosh maskën” tha Osmani.
Osmani tha se burimi i financimit për këtë amandament është propozuar të jetë si ridestinim i shpenzimeve për veturat e blinduara, furnizimet me mobile dhe disa projekte infrastrukturore ku janë ndarë miliona të tërë. Në kohë pandemie të gjitha amandamnetet për asfalte. E cka kanë nevojë qyetarët tonë janë maskat.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, në emër të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj tha se janë duke u shpërndarë 500 mijë maska nëpër komuna dhe se 600 mijë tjera do të vijën me 1 shtator dhe se, sipas saj, ka sasi të mjaftueshme.