U.D. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Vjosa Osmani kandidate për presidente

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i kanë bashkuar forcat për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se me Osmanin do të punojnë që ta kthejnë qeverisjen e mirë e riligjimitohet presidenti i ri.

“Në njërën anë është i domosdoshëm rikthimi i qeverisjes së mirë me mua si kryeministër dhe në anën tjetër kemi presidentën në detyrë e cila duhet të rilegjimohet dhe 14 shkurti është referendum gjithë popullor për këtë. Për këtë ne do të angazhohemi bashkë e pa kursim. Do ta përpilojmë edhe listën që do të dorëzohet të shtunën””, ka thënë ai.

Se Osmani do të jetë kandidatë për presidente e ka konfirmuar edhe vetë u.d presidentja.

“Do të jem unë ajo që do ta kërkoj legjimitetin për presidente të vendit, do të garojmë për këtë”, tha Vjosa Osmani.