Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vjosa Osmani: Ka qytetarë të helmuar që s'janë furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në komunën e Deçanit pas helmimit të qindra qytetarëve ka thënë se Qeveria do të ju dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kanë nevojë.

Sipas presidentes Osmani, tashmë po dyshohet se janë helmuar edhe qytetarë të fshatrave të tjerë të Deçanit që nuk janë furnizuar nga dega e vetme e “Hidrodrinit”.

Presidentja ka kërkuar nga institucionet ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe të zbardhet arsyeja e helmimit të këtyre qytetarëve.

“Ne morëm informata për gjendjen e pacientëve dhe për problemet me mungesë të barnave. Kjo qendër do të furnizohet mjaftueshëm që t’u dalin në ndihmë qytetarëve. Ne do të presim për rezultatet, deri më sot kanë kërkuar ndihmë vetëm qytetarë që janë furnizuar vetëm nga një degë e ujit, por që ndërkohë ka pasur qytetarë edhe të fshatrave të tjera që kanë kërkuar ndihmë, që nuk janë furnizuar nga ai burim, po presim nga institucionet ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe po presim brenda disa orëve që të dalin rezultatet e analizave”, ka deklaruar Osmani.

Shkon në 1500 numri i pacientëve të helmuar në Deçan