Vjosa Osmani: Jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN-it

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se asnjëherë nuk i pranon veprimet e pamatura politike.

Osmani shtoi se beson se Qeveria aktuale ka qenë e zonja ta luftojë krimin dhe korrupsionin, duke shtuar se sot, zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar.

“Unë besoj se Qeveria ndërmjet partisë sime dhe LDK-së ka qenë e zonja ta luftojë krimin e korrupsionin dhe këtë e ka dëshmuar në këto pak ditë. Duke e votuar mocionin për shkarkimin e qeverisë ne braktisim vullnetin e qytetarëve”, tha ajo.

Osmani shtoi se është kundër marrëveshjes me partitë e PAN-it dhe nuk e thyen besimin e qytetarëve.

“Marrëveshja për bashkëqeverisje është kontratë. Është besim që duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj veprimet  e pamatura politike unë asnjëherë nuk i pranoj. Këto veprime do ta vrasin shpresën e qytetarëve kur ata më së shumti kishin nevojë për to”, tha ajo.