Vjosa Osmani i fton deputetët të mos e votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetarja e LDK-së dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos votojnë rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit që e ka ngritur grupi i saj parlamentar.

“Absolutisht nuk e përkrah këtë mocion dhe i bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të mos e përkrahin këtë mocion, sepse as nuk është në kohën e duhur dhe as nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri ka legjitimitet”, tha Osmani.

Tutje, Osmani tha se qeveria e re do të përfshinte parti për të cilat LDK ka dhënë premtim se nuk do të hyjë në koalicion me to.

“Kosova s’ka nevojë për një qeveri e cila nuk ka legjitimet dhe e cila do të përfshinë në vetëve parti me të cilat LDK ka dhënë premtimin se nuk do të hyjë në koalicion me to”, tha Osmani.