Vjosa Osmani i bën thirrje mërgatës të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit - VIDEO

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani ka publikuar një video-mesazh për mërgatën kosovare.

Në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ushtruesja e detyrës së presidentes kërkoi nga mërgimtarët të nisin përpjekjet për një Kosovë më të mirë dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

“Prandaj t’i nisim përpjekjet e përbashkëta për ta bërë Kosovën të tillë. Ndani pak kohë nga anagazhimi i juaj I cmueshëm duke u regjistruar për votim në mënyrë që me 14 shkurt me votën tuaj ta mbani dhe forconi lidhjen tuaj me atdheun. Më 14 shkurt mërgatë e dashur, ju keni mundësinë që me votën tuaj të jepni kontributin edhe më të madh për një Kosovë më të mirë. Kosova ëhstë shtëpia juaj, është shtëpia jonë e përbashkët”, tha Osmani.

Ajo tha mes tjerash se Kosova nuk mund të paramendohet pa mërgatën.

“Në vitet e tetëdhjeta ju mërgatë e dashur ishit përfaqësues të Kosovës në vendet e botës duke treguar zotësi e përkushtim në punë. Kontributi juaj prej dekadash e ka shndërruar mërgatën kosovare në krah jo vetëm të fmailjeve, por edhe shtetit të Kosovës. Në vitet e nëntëdhjeta sërish ishit ju shtylla e fortë e qendresës sonë”, tha ajo.

Osmani shtoi se mbi të gjitha mërgata e mbajti gjallë idenë politike për lirinë e vendit.

“Prej kur Kosova u bë shtet, ju mërgatë e dashur vazhdoni të jeni frymëmarje për secilën familje kosovare sikurse edhe për vetë shtetin. Kosova nuk mund të paramendohet pa ju”, theksoi Osmani.

Periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës do të përfundojë me 21 janar 2021, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë.