Vjosa Osmani flet për zëvendësimin e taksës me reciprocitet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se brenda pak ditësh do të vendosin lidhur me zëvendësimin e tarifës doganore me reciprocitet, sipas marrëveshjes së dy partnerëve qeverisës.

“Sa i përket çështjes së tarifës, ju me të drejtë e potenconi marrëveshjen që ekziston ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, kurse lidhur me konkretizimin e asaj edhe hapave që vijnë ndërkohë besoj këto dy-tri ditë do të kemi një takim koordinues dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor qoftë nga aspekti përmbajtjesor për zbatimin e saj”, tha Osmani, në konferencën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Qeveria e re në krye me Albin Kurtin ka bërë të ditur se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë do të zëvendësohet me reciprocitet, përderisa nuk ka dhënë afat se kur pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Në anën tjetër, ndërkombëtarët po kërkojnë në vazhdimësi nga Kurti që të heqë taksën.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 18 février 2020