Vjosa Osmani fillon 'vizitën e gjelbër', në Komunën e Obiliqit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një lidhje direkte përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar se do të vizitojë Komunën e Obiliqit në kuadër të “vizitave të gjelbra”.

“Po fillojmë me vizitën tonë të parë në Komunën e Obiliqit. Është ndër komunat më të afektuara. Është vendi ku janë dy termocentralet Kosova A dhe Kosova B. Për këtë arsyje do të takohemi me kryetarin e komunës së bashku me deputetët e tjerë dhe me qytetarë të zonave më të afektuara për të diskutuar lidhur me rëndësinë e ambientit tonë”, tha ajo.

Osmani tha se ambienti i mirë nënkupton edhe shëndet të mirë.

“Numri i vdekjeve nga ambienti i ndotur është rritur prandaj kjo do të thotë se ne duhet ta konsiderojmë këtë si prioritet”, shtoi ajo.

Ajo pret nga komentuesit ta kuptoj vendin e radhës se cilin duhet vizituar.