Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vjosa Osmani falënderon LDK-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët e Kuvendjt të Kosovës që ia dhanë besimin për ta marrë pozitën e presidentes.

Ajo uroi edhe LDK-në, ish-partinë e saj për kontribut në formimin e institucioneve.

“Dua t’i falënderoj kolegët nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye  me kryetarin Lumir Abdixhikun me të cilët kam bashkudhëtuar për 21 vite për kontributin e tyre për krijimin e institucioneve të vendit”, tha ajo.

Osmani falënderoi edhe deputetët e tjetë përfshirë deputetët nga komunitetet joserbe, që i siguruan sot kuorumin si dhe tashmë ish-deputeten e PDK-së Adelina Grainca dhe Albena Reshitajn e AAK-së.

Nga LDK-ja janë Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj që nuk morën pjesë në procesin e votimit anipse ishin prezentë në sallë.

Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.