Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosoves

Vjosa Osmani e pret sot në takim Edi Ramën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit nga ana e Kuvendit, takimi do të mbahet në ora 15:00 në kabinetin e kryetares Osmani, përderisa mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot do vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se vizita zyrtare e Edi Ramës pritet që të zgjasë dy ditë, deri më 30 qershor.

Vizita e Ramës në Kosovë vjen pas zhillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.