Vjosa Osmani e çon në polici deputetin Xhavit Ukaj

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e qon në polici bashkëpartiakut e saj, deputetin Xhavit Ukaj.

Tensionet e sotme, pasi deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj iu afrua kryeparlamentares Osmani quan në ndërprerjen e seancës ku pritej të votohej për rishikimin e ligjit të buxhetit për vitin 2020.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

“Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar kryeparlamentarja Osmani.

Ndërpritet seanca, deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit

.