Vjosa Osmani e Avdullah Hoti bëhen bashkë për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë

Zyra e Kryeministrit ka planifikuar disa aktivitete për shënimin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas kësaj agjende janë planifikuar disa aktivitete artistike, homazhe, koncerte festive, ekspozita, shfaqje të filmave e baletit, lojëra, ndarje të çmimeve për letërsi përgjatë katër ditëve.

Zyra e Kryeministrit ka udhëzuar të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Përveç kësaj të gjitha komunat udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.

17 Shkurt 2021

08:00

Ngritja Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së

(Të pranishëm u. d. Presidentja Osmani, Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe KOMFSK)

Vendi: Oborri i ZKM-së

09:00

Homazhe te varri i Presidentit Rugova

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Velani – Prishtinë

10:00

Homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz  (Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Prekaz – Skenderaj

10:00

Homazhe te varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës 

(Vetëm për autoritet komunale: Vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale)

12:00

Manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës (Pjesëmarrja e u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në Detyrë Avdullah Hoti)

Vendi: Kazerma “Adem Jashari” – Prishtinë

13:00

Ekspozita “ Jeta dhe vepra e Sali Çekut”

Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës

14:00

Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi

Vendi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18:00

Pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

(Pritje organizohet nën Patronatin e u.d. Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani)

Vendi: Golden Imperial – Veternik , Prishtinë

20:00

Koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqiri

Vendi: Klan Kosova – Prishtinë

( Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti )

Agjenda e aktiviteteve kulturore dhe sportive:

15 Shkurt 2021

Shfaqja e filmit

17:00 –  19:00

‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina

Vendi : Kino ABC

16 Shkurt 2021

11:00

Ekspozitë e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi

Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë

12:00

Loja e veteranëve të futbollit Kosovë – Shqipëri

Vendi: Stadiumi Fadil Vokrri – Prishtinë

17:00

Koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

17:00 – 19:00

Shfaqja e filmit

‘Babai’ nga Visar Morina

Vendi : Kino ABC

19:00

Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës

Vendi: Salla e kuqe “Pallati i rinisë dhe sporteve” – Prishtinë

17 Shkurt 2021

10:00

Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës

Vendi: Prishtinë

10:00

Turniri i Pavarësisë – Federata e Mundjes

Vendi: Hani i Elezit

10:00

Turniri i Pavarësisë – Federata e Ping-Pongut

Vendi: Prishtinë

11:00

Vrapimi i Pavarësisë – Federata Atletike

Vendi: Viti

17:00 – 19:00

Shfaqja e filmit

‘Zana’ nga Antoneta Kastrati

Vendi: Kino ABC

19:00

Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Pamje revolucioni”, regjia Kaltërim Balaj

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

18 shkurt 2021

19:00

Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Exil”

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë