Vjosa Osmani e Arbërie Nagavci takojnë ministrin Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku zëvendësministrat Streten Trajkoviq dhe Izet Sadikun kanë pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetaren Arbërije Nagavci.

Rëndësia e koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin e situatës me COVID-19 ishte temë diskutimi në këtë takim, thuhet njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë takim.

Kryeparlamentarja Osmani në këtë takim falënderoi ministrin Vitia dhe të gjithë institucionet e përfshira në parandalimin e përhapjes së pademisë COVID-19.

“Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë përballë këtij armiku të padukshëm i cili nuk njeh as ndarje politike e as etnike”, ka thënë Osmani.

Ministri Vitia falënderoi Osmanin dhe Nagavcin për gatishmërinë e treguar, gjithashtu i njoftoi edhe për planin e veprimit me të cilat do të veprojnë institucionet e vendit.

Tutje, në këtë takim u përsërit së qëndrimi dhe respektimi i masave parandaluese nga qytetarët është jetik në parandalimin e përhapjes së coronavirusit.