Vjosa Osmani e Albin Kurti bëjnë homazhe te varri i ish-deputetit të LDK-së, i vrarë 19 vjet më parë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë sot homazhe te varri i Smajl Hajdarajt, ish-deputeti i LDK-së, i vrarë në një atentat 19 vjet më parë.

Vjosa Osmani e ka përshkruar Hajdarajn si njeri që në mënyrë të natyrshme e ka ndërlidhur aktivitetin politik me atë ushtarak.

“La aktivitetin partiak për t`iu bashkuar luftës për liri. Me të përfunduar lufta, ai iu kthye aktivitetit politik, teksa përpjekja e tij për të kontribuuar më tej në paqe u ndal dhunshëm nga një atentat i kryer 19- vjet më pare”, ka shkruar ajo në Facebook.