Vjosa Osmani

Vjosa Osmani - Foto Jetmir Hoxha/Kallxo.com

Vjosa Osmani: Dua të falënderoj SHBA-në për angazhimin që të arrihej marrëveshja në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorin Jeff Hovenier për arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel

Përmes rrjetit Twitter, Osmani është shprehur se mbështetja e tyre për dialogun është e domosdoshme.

“Dua të falënderoj ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”- ka shkruar Osmani.

Sipas marrëveshjes, Serbia do ndalojë lëshimin e targave për qytetet e Kosovës, derisa Kosova do ndërpresë veprimet në lidhje me riregjistrim të automjeteve.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm”- ka shkruar përfaqësuesi i BE-së, Joseph Borrell.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, janë takuar sot në Bruksel në një përpjekje të fundit për të gjetur zgjidhje në lidhje me çështjen e targave të automjeteve të përdorura nga serbët e Kosovës.

Borrell: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat