Foto: Facebook/ Vjosa R. Osmani

Vjosa Osmani: Do t'i depolitizojmë menaxhmentin dhe bordet e ndërmarrjeve publike

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së KEK-ut.

Nga ta ajo u informua për problemet e shumta në korporatë, me theks të veçantë për kushtet e rënda të punës, implikimet që do të ketë Ligji i Pagave, menaxhmentin politk dhe vendimet e njëanshme të tij.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e LDK-së, thuhet se Osmani ka premtuar depolitizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike.

“Plani, ndër të tjera përfshin depolitizim të menaxhmentit dhe të bordit, siguri për respektim të Ligjit të Punës dhe përmirësim të kushteve të punës. Siguria e punëtorëve në këtë korporatë do të jetë një ndër çështjet për të cilën ajo do të kujdeset në mënyrë të veçantë menjëherë pas marrjes së detyrës së udhëheqëses së qeverisë”, thuhet tutje në Komunikatë.

Vjosa Osmani është kandidate e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit, në hapjen e fushatës zgjedhore, Osmani po ashtu ka premtuar investimin në rini si dhe përmirësimin e gjendjes në arsim, shëndetësi, gjyqësor dhe ekonomi.

 

 

Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike