Vjosa Osmani: Agim Veliu ka kontribuar në programin qeverisës LVV-LDK

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka vlerësuar angazhimin e nënkryetarit tjetër të LDK-së, Agim Veliu në programin qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së.

“Unë e kam parë një vullnet të mirë të Agim Veliut. Në mbledhjet e kryesisë asnjëherë s’ka dal kundër. Ka dhënë kontributin e tij për çështje të caktuara programe që I kemi diskutuar. Atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e mirë”, tha Osmani në emisionin Jeta në Kosovë.

Osmani ka shtuar se nuk e ka vërejtur që “Agim Veliu po ia pi cigaren tinza”.

Veliu, për herë të parë që pas përfundimit të zgjedhjeve, ka marrë pjesë në takimet mes LDK-së dhe LVV-së.

Gjatë kohës sa është diskutuar për arritjen e koalicionit qeverisës mes LDK-së dhe LVV-së ka pasur disa deklarata të Agim Veliut kundërthënëse nga bashkpartiakët e tjerë.

Me certifikimin e zgjedhjeve të 6 tetorit u bë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 29 ulëse në Kuvend, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 28. Këto dy parti po vazhdojnë bisedimet për koalicion parazgjedhor.