Vjosa Osmani: 6 tetori, festa e dytë e çlirimit në Kosovë

Istogu ka qenë destinacioni i radhës në të cilin kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka mbajtur tubim.

Para qytetarëve të Istogut Osmani ka thënë që 6 tetori do të jetë festë për qytetarët e Kosovës.

“Istogu dhe mbarë Kosova do të kenë, festë, festën e fitores sonë të madhe, festën e çlirimit tonë të dytë, çlirimin përfundimtar nga kriminelët dhe të korruptuarit” tha Osmani.

Tutje Osmani tha që për fitoren e LDK-së duhet të mobilizohen të gjithë qytetarët.

“Është e domosdoshme që të gjithë simpatizantët e LDK-së por edhe të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje, ky duhet të jetë një referendum për të ardhmen e fëmijëve tanë duke i dhënë mbështetje LDK-së, ne duam prandaj dhe kërkojmë nga ju që të flisni me të afërmit tuaj, tregojuni se vendi është duke u mobliziuar si në kohën e Ibrahim Rugovë”, tha ajo.

Lufti Haziri, kryetar i shtabit zgjedhor të LDK-së, tha që duke e marrë parasysh numrin e madh të qytetarëve Vjosa Osmani do të arrijë rezultate shumë të mira në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne i kemi besuar Vjosës me e udhëheq një kabinet qeveritar në emër të LDK-së, qysh po shihet në Istog dhe në Kosovë, nuk do të ketë nevojë për partner hiq, do të fitojmë si LDK”, tha Haziri.

“Unë besoj që Vjosa Osmani do të fitojnë, krejt partitë tjera janë duke besuar që Vjosa do të fitoj, dhe për këtë arsye ata që në mënyrë patetike po mundohen me e helmu qytetarin duke e hapur web-faqe të rrejshme duke plasuar informata të rrejshme për të mashtruar njerëzit”, tha Haziri, duke shtuar se edhe lajmet për ardhjen e njërit nga njerëzit e preisdentit Trump janë të rreme.