Vjollca Shala- Mulaj emërohet u. d. kryeshefit ekzekutiv

Vjollca Shala- Mulaj është emëruar sot U.D e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Postës së Kosovës, Arsim Mehmeti.
“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot vendosi që në pozitën e U.D. Kryeshef Ekzekutiv, emëroi Vjollca Shala – Mulaj, ndërsa në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, si Ushtrues Detyre, emëroi Fadil Brestovci”, thuhet në përgjigje.

Tutje është bërë e ditur se këto emërime kanë ardhur pas dorëheqjes së dy zyrtarëve të mëparshëm.

“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka pranuar dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe U.D. Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, Enver Govori. Për kontributin e jashtëzakonshëm të Morina dhe Govori, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, iu shpreh falënderime për gjithë punën e tyre të gjertanishme në këto pozita të larta zyrtare në Postën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.