Vjehrra raporton renë në polici, e dyshuara në arrati nën dyshimin për dhunë në familje

Dje pas mesnate, një grua ka raportuar renë e saj në polici në Gjakovë.

Arsyeja që shtyu vjehrrën të rapotojë të renë, ishte neglizhenca e së njëjtës për tu përkujdesur për fëmijën e saj.

E dyshuara sipas ankueses e mbyll fëmijën në dhomë për disa orë.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se e dyshuara gjendet në arrati ndërsa rasti është duke u hetuar