'Vjedhjet' në Prekaz të Epërm kandidatët që humbën votat pas rinumërimit

33 kandidatë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë pësuar ndryshime në vota në qendrën e votimit 2105B/04D, përkatësisht në shkollën fillore “Azem Bejta” në fshatin Prekaz i Epërm i Skenderajt.

Në mesin e tyre, 27 kandidatëve u janë zbritur votat, ndërkaq 6 të tjerë përfituan rritje të votave.

Anëtarët e komisionit në këtë vendvotim kanë qenë: Sokol Rexha – kryesues, Xhemë Abazi, Imer Maliqi, Albert Maliqi dhe Përparim Kabashi.

Kurse, komisioni për rinumërim kishte këtë përbërje: Adrian Gorçaj – kryesues, Aferdita Xhukolli, Haxhere Humolli, Adriana Murati, Bledar Hajrizi dhe Mirlinda Fana.

Dallimet vërehen duke filluar nga kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, i cili pas rinumërimit humbi 9 vota.

Kurse, kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi mbeti pa 7 vota pas rinumërimit. Edhe Mërgim Lushtaku dhe Rafet Rama i humbën nga 5 vota.

Por një tjetër kandidat që përfitoi është Valon Grabovci, të cilit rinumërimi ia solli 3 vota më tepër.

PDK      

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Kadri Veseli 171 162
Hajredin Kuçi 9 2
Bedri Hamza 28 27
Blerta Deliu – Kodra 7 4
Uran Ismaili 16 15
Safete Hadergjonaj 5 4
Mergim Lushtaku 56 51
Ganimete Musliu 19 16
Abelard Tahiri 19 15
Shaqir Totaj 2 1
Sabiha Shala 1 0
Dhurata Hoxha 4 3
Ramë Buja 1 0
Hajdar Beqa 2 3
Sejdi Hoxha 11 10
Rrustem Mustafa 1 0
Kurtan Kajtazi 10 9
Xhevahire Izmaku 5 4
Fadil Beka 24 23
Blerim Latifi 60 58
Fadil Nura 28 29
Rafet Rama 81 76
Rrahim Tërnava 1 0
Egzona Bytyqi 1 0
Valon Grabovci 16 19
Kaltrina Arifaj 6 5
Nexhmi Muçiqi 1 0
Florim Kryeziu 0 1
Halit Zogaj 1 0
Raid Rashiti 1 0
Faik Geci 18 20
Pashk Buzhala 2 3
Bekim Haxhiu 47 45

Në këtë vendvotim, dallime në vota ka pasur edhe në rezultatet e përgjithshme për partitë politike.

Lëvizja Vetëvendosje  në numërimin fillestar i ka pasur 23 vota, përderisa  pas rinumërimit i ka marrë  24 sosh.

Sa i përket kandidatëve për deputet nga kjo parti politike, tre prej tyre morën më shumë vota nga rinumërimi, përderisa dy të tjerë humbën deri në katër vota.

Lëvizja Vetëvendosje

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Albulena Haxhiu 4 3
Arben Vitia 4 0
Yllza Hoti 0 4
Mimoza Kusari – Lila 3 4
Nezir Bejta 4 5

Në anën tjetër, lëvizje votash me nga një votë, pati tek kandidatët e koalicionit parazgjedhor AAK-PSD.

Përderisa Shyqiri Bytyqi në fillim ka pasur një votë, atë e humbi pas rinumërimit, ndërsa kolegia e tij Zoja Lleshi – Berisha, e mori një votë që në numërimin e parë nuk e kishte.

AAK – PSD

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Shyqiri Bytyqi 1 0
Zoja Lleshi – Berisha 0 1

Ndërkaq në listën e koalicionit Nisma – AKR – PD, e vetmja kandidate për deputete së cilës i ndryshuan votat është Merita Dervishi që pas rinumërimit iu bënë 4 nga 3 vota sa pati në fillim.

Nisma – AKR – PD

Emri i kandidatit Numërimi Rinumërimi
Merita Dervishi 3 4

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Skenderaj, kanë vërejtur dallime të mëdha në votat e kandidatëve për deputetë nga tri subjekte të mëdha politike në vend.

(Dokument) Skemat e ‘vjedhjeve’ të votave në Skenderaj