Vjedhje të rënda në Prishtinë dhe Podujevë

Në Podujevë, Polica e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë tij dhe nga aty kanë vjedhur një makinë elektrike – mjet pune dhe dy pasaporta.

Edhe ky rast sipas policisë është duke u hetuar.

Edhe në Prishtinë, Policia e Kosovës njofton se është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas policisë dje rreth orës 05:00 një burrë ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë të gjata, kalibri 12 mm, një llap top HP, një portofol me dokumente dhe një shumë e parave.

Tutje policia sqaron se rasti është duke u hetuar.