Vjedhje në një shkollë në fshatin Sigë të Pejës

 

Një vjedhje Ka ndodhur në një shkollë të fshatit Sigë të Pejës.

Në raportin policor thuhet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e shkollës dhe kanë vjedhur disa gjësende.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për KALLXO.COM se dyshohet që punëtorët teknik të shkollës kanë harruar çelësin në derë dhe dyshohet që personat që kanë hyrë kanë qenë fëmijë, të cilët kanë vjedhur lapsa, fletore e gjësende të tjera.

Ai tha se shkolla ku ka ndodhur ngjarja është degë e shkollës fillore “7 shtatori” që ndodhet në fshatin Vitomericë.

Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si vjedhje e rëndë.